Një vit pa legjendën e humorit, Cimën

Para një viti, më 26 mars, u nda nga jeta në moshën 70-vjeçe humoristi Rasim Thaçi – Cima. Ai nuk ia doli me virusin, edhe pse ishte optimist.

Cima ishte shfaqur optimist edhe nga spitali, përmes një mesazhi adresuar miqve të tij, një ditë para vdekjes.  ‘”Po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy”, kishte shkruar ai.

Vdekja e humoristit të njohur kosovar, pikëlloi jo vetëm familjen e tij, por edhe miqtë dhe mbarë shqiptarët, të cilët ndër breza janë rritur me skeqet e tij.

Vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi, në rikujtim të babait të saj, disa ditë më vonë solli një fotografi të rrallë, ku Rasimi ishte vetëm pesë vjeç.

“Babi 5 vjeq”, kishte shkruar Adelina sipër fotos, teksa e kujton me krenari e me mall aktorin e ndjerë./Mediafokus.info