“Po të isha kryeministër, Rakiqin do të shkarkoja për 15 sekonda”

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ende besim se Albin Kurti është politikani më i përshtatshëm për t’u përballur me Serbinë.

Bahtiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Rakiqin nuk do ta falte pas skandaleve që ka bërë në vazhdimësi.

“Personalisht Rakiqin do të shkarkoja pas 15 sekondave. Por ndoshta kryeministri albin Kurti ka plane tjera dhe di më shumë. Unë po të isha kryeministër do ta kish shkarkuar qysh në kohën kur Rakiqi iu printe protestave në shtator”, tha ai, përcjell Telegrafi.