Ambasada në Izrael – Dekreti i nënshkruar nga Thaçi nuk përcaktonte Jerusalemin (DEKRETI)

Dekretimi i vendimit të qeverisë së Kosovës për hapjen e ambasadës së Kosovës në Izrael duhej të bëhej nga presidenti i Kosovës.

E presidente është Vjosa Osmani, në koalicion me Albin Kurtin, që qëndrimin aktual për çështjen e ka ‘në shqyrtim’. Zyra e Osmanit, pas raportimit të Periskopit bazuar në një status të aktivistit Lulzim Peci, ka dhënë informacione të vlefshme për publikun.

Zyra e u.d. presidentes Osmani për media ka thënë se dekreti për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael ishte nënshkruar nga ish presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Në dekretin e nënshkruar nga Thaçi, e të cilin e ka siguruar Periskopi, thuhet se megjithëse ai dekretonte hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael, nuk përcaktonte Jerusalemin si lokacionin ku do të vendosej ajo.

Dekreti i presidentit/es kërkohet për hapjen e çdo ambasade të Kosovës.