Kompanitë e autobusëve nuk e përfillin vendimin e Qeverisë
Vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për kthimin e çmimit të biletave siç kanë qenë më parë ka hasur në vesh të shurdhër. Disa kompani të autobusëve po vazhdon të operojë me çmimin e njëjtë të biletave ani pse kishin rënë dakord me Ministrin e Infrastrukturë që të ulen çmimet e biletave. Qytetarët janë ankuar në adresë të Gazeta Insajderi se çmimet e biletave po vazhdojnë me rritje në disa qytete.
Me arsyetimin se është rritur çmimi i naftës, linjat e autobusëve në fillim të muajit mars rriten edhe çmimin e biletave. Ky vendim solli reagime të shumta pasi po rëndohej xhepi i qytetarëve.
I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ku një ditë pas rritjes së çmimeve të biletave, doli me vendim se këto bileta do të përgjysmoheshin për kategoritë që preken më shumë nga gjendje aktuale.
Shteti në funksion – Përgjysmon çmimet e biletave për këto kategori
Zëvendësministrit Hysen Durmishi kishte njoftuar në këtë liste hyn çmimoret për transportin ndër urban me autobus për fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët, shkruan Insajderi.
Durmishi kishte thënë se vendimi mbetet i pandryshuar dhe ata që nuk e zbatojnë këtë vendim do të gjobiten.
“Kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës. Nuk ka ndryshim të këtij vendimi, inspektorët do të dalin në terren dhe në rast se kjo çmimore nuk është respektuar për kategoritë e specifikuara, atëherë do të ketë gjoba dhe do të ndëshkohen kompanitë që nuk e përfillin këtë vendim”, tha Durmishi.
Shoqata e Transportit Rrugor i reaguan ashpër Durimisht duke ia bërë me dije se nuk do të zbatojë vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës, për përgjysmimin e çmimit të biletave të autobusit për 50 për qind.
Madje, ata dorëzuan edhe padi ndaj ministrisë.
“Dje në mbledhje, thuajse komplet këshilli drejtues dhe operatorët kanë kërkuar që nga sot të fillohet protestë, pra që sot të mos të dilet në rrugë, por kemi arrit si këshill drejtues i shoqatës që paraprakisht t’i japim kohë qeverisë, të merremi me masën e parandalimit të dëmit, pra me masën e përkohshme, pra me kërkesë padi në gjykatë në mënyrë që të ketë kohë edhe qeveria të reflektoj”, tha ai.
Disa nga relacionet që nuk kanë ndryshuar çmimet e biletave:
Prishtinë-Malishevë ende vazhdon të jetë çmimi i biletës 2.50 cent për çdo kategori
Prishtinë – Gjakovë ende vazhdon të jetë çmimi i biletës 5 euro për çdo kategori
Prishtinë-Gjilan ende vazhdon të jetë çmimi I biletës 2.50 cent për çdo kategori
Prishtinë- Skenderaj ende vazhdon të jetë çmimi i biletës 1.50 cent për çdo kategori
Prishtinë-Vushtrri ende vazhdon të jetë cmimi i biletës 1 euro për çdo kategori.

