Kjo është shtëpia ku është vendosur Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti e ka ndërruar vendbanimin. Ai është shpërngulur në një shtëpi në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë.

Prej rreth tre javësh Albin Kurti nuk banon më në banesën 60 metrash katror. Banorët e ndërtesës thonë se nuk e kanë vërejtur shpërnguljen e tij, raporton kanal10

Kurti tashmë është vendosur në një shtëpi pritave. Komshinjtë e rinj të Kurtit thonë se këtë shtëpi ai e mori me qira.

Lidhur me ndryshimin e vendbanimit të Kurtit nga banesa në një shtëpi zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu nuk ka dashur të flasë.

Një gjë të tillë Kryeziu e lidhi me çështje të sigurisë.