A aderoi këngëtarja e njohur në Vetëvendosje?

Këngëtarja e njohur kosovare, Rina Balaj, ka befasuar ndjekësit e saj më postimin e fundit në instagram.

Balaj ka postuar disa fotografi atraktive dhe ka etiketuar Lëvizjen Vetëvendosje si vendndodhje.

Nuk dihet nëse ajo ka vendosur t’i futet politikës, por fansat e saj të shumtë i kanë komentuar duke e pyetur për këtë veprim të saj.

Megjithatë, këngëtarja nga Istogu akoma nuk ka zbuluar pse e ka etiketuar Vetëvendosjen.

Më poshtë keni postimet e Rina Balaj.