A do ta pranojë Lutfi Haziri nominimin për kryeministër?

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen pas disa jave, raporton Mediafokus.info.

Ai ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë gara të drejta për të, pasi që aktualisht e mban një post ekzekutiv – atë të kryetarit të Gjilanit.

Në emision Debat Plus, Haziri la të kuptohet se nuk e ka ndërmend ta çojë Gjilanin në zgjedhje të jashtëzakonshme, derisa folur edhe për fitoret individuale.

“Qe 20 vjet, asnjëherë nuk i kam humbur zgjedhjet, sa herë që kam garuar. Si deputet kam qenë më mesin 5 më të votuarve, ndërsa si kryetar Komune kam fituar mbi 60 për qind të votave qytetare”, tha Haziri.

Ai ka refuzuar që japë emra potencialë për kandidat për kryeministër./Mediafokus.info/