A do ta zyrtarizojë Hoti emërimin e koordinatorit të dialogut?

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thirrur në takim liderët e partive politike në vend, për t’i informuar lidhur me bisedimet me Serbinë në kuadër të fazës së fundit të dialogut për marrëveshjen përfundimtare, raporton Gazeta Express.

Derisa partitë opozitare, LVV’ja dhe PDK iu janë përgjigjur negativisht ftesës së Hotit, tashmë në Qeveri kanë arritur përfaqësuesit e AKR’së.

Gjatë këtij takimi, Hoti pritet të flasë rreth takimit të mbajtur në Bruksel dhe për hapat e mëtutjeshëm që do t’i ndërmarrë.

Dje në një konferencë për media Hoti ka bërë të ditur se në takimin e të enjtes në Bruksel do të emërojë një koordinator që do të përfaqësojë Kosovën në dialog.

Megjithatë, edhe pse takimi do të mbahet pas dy ditësh, në Qeveri të Kosovës të pyetur nga Express ende nuk kanë dhënë detaje.

Momentalisht është duke u përfolur si koordinator emri i Skender Hysenit të LDK’së dhe Valon Murtezajt që është këshilltar për punë të jashtme i kryeministrit.

Hyseni dhe Murtezaj nuk i kanë konfirmuar deri më tani këto informacione