A do të bëhet ‘profesor Isa Mustafa’ prapë ‘argat i Serbisë’?
Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë qenë kritikët me të mëdhenj të Isa Mustafës, sa ka qenë kryeministër i Republikës, duke eskaluar shpesh me gjuhë dhe veprime.
Përpos që ia patën sulmuar shtëpinë e tij, aktivistët e Vetëvendosjes në krye me Kurtin brohorisnin vazhdimisht frazën “Isë, Isë, agat i Serbisë”, derisa e kundërshtonin ratifikimin e Asociacinit të komunave me shumicë serbe, transmeton Mediafokus.info.
Por, kur u bënë bashkë, lideri i Vetëvendosjes i referohej në superlativ liderit të LDK’së me ‘profesor Isa Mustafa’.
Tash kur ‘profesor Isa Mustafa’ e bëri publik se LDK do të inicojë marrëveshjen e votëvesimit të qeverisë Kurti, mbetet të shihet nëse Kurti do t’i referohet sërisht kështu, apo do të rikthehet 4 vite më parë me ‘Isë, Isë, argat i Serbisë’./Mediafokus.info/

