Goditja e Veliut: Albini s’ka guxim, është mashtrues tipik

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, e ka sulmuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, i cili e shkarkoi sot nga posti.

Veliu ka thënë se Kurti nuk ka guxim dhe është mashtrues.

“Në takimet kokë më kokë e kam pasur rastin ta mati guximin e Albin Kurtit, kam bisedu me të për çështje të rëndësishme për vendin. Ai nuk ka pasë guxim të veprojë. Është një mashtrues tipik”, ka deklaruar Veliut për Televizionin 7, transmeton Mediafokus.info.

“Bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar. Për këtë s’ka pasur guxim”, e ka plotësuar vetveten Veliu.

Ai e ka kritikuar kreun e ekzekutivit të vendit edhe sa i përketë hapave kundër pandemisë së coronavirusit, duke thënë se është duke u luftuar në një shkallë shumë të ulët./Mediafokus.info/