A do të jetë përcaktuese në zgjedhjet e 9 shkurtit vota e diasporës

KQZ-ja ka bërë të ditur se janë regjistruar mbi 90 mijë persona për të votuar nga diaspora.

E sipas analistëve politikë, vota e diasporës do të jetë përcaktuese e rezultatit edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Diaspora edhe në zgjedhjet e kaluara luajti rol të rëndësishëm, duke i mundësuar VV-së të qeverisë e vetme.

Në të kaluarën, partitë politike e kishin humbur interesin për votat e diasporës, gjë të cilën e kishte vërejtur Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, kësaj here edhe LDK e PDK janë rikthyer fuqishëm te diaspora.