Sot varroset në Amerikë 23-vjeçari nga Kosova

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndërruar jetë 23-vjeçari nga Kosova, Rilind Osmanaj.

Njoftimin e kanë dhënë familjarë të tij, të cilët kanë thënë se Rilindi vdiq nga një infarkt në zemër.

Vdekja e mori sapo kishte përfunduar shkollën e mesme.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij bëhet sot, më 10 shkurt 2022, në orën 15:30 në Varrezat Shqiptare në Arlington, adresa 1219 N Davis Dr, Arlington, TX 76012.

Të pamet për ngushëllime priten të dielen, më 12 shkurt 2022, nga ora 11:00 deri 18:00 në restorantin “Milanos”, adresa 3416 W 7th St, Fort Worth, TX 76107.