A do të ketë mësim të hënën, flet zëvendësministri i Arsimit
Zëvendësiministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka folur për takimin e Komitetit anti-COVID-19, ku u diskutua lidhur me procesin mësimorë, raporton Mediafokus.info.
Rexhaj ka thënë se Komiteti nuk ka sjell asnjë vendim, pos që e ka shqyrtuar gjendjen epidemiologjike dhe rrjedhimisht, nxënësit vazhdojnë mësimin.
“Të hënën nxënësit e mësimdhënësit shkojnë në shkollë Sot nuk është vendosur që të bëhet ndonjë pushsim i parakohshëm në shkolla”, tha Rexhaj për RTK, transmeton Mediafokus.info.
Mësimi vazhdon sipas tre skenarëve që janë aplikuar deri sot./Mediafokus.info/


 
 
						 
						