A do të kalojë në Parlament dekreti i diskutueshëm i Presidentit për gjendje të jashtëzakonshme?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur përmes Twitter-it se e ka nënshkruar dekretin për gjendje të jashtëzakonshme në vend, pas gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

“Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit të sontëm me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i # COVID19”, ka shkruar Thaçi në “Twitter”.

Propozimin për gjendje të jashtëzakonshme Thaçi e dha mbrëmë, në një konferencë shtypi, pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Por, Qeveria e vendit, përmes z/kryeministrit Haki Abazi, doli dhe e kundërshtoi menjëherë propozimin e Thaçit, duke thënë se është masë ekstreme dhe e panevojshme.

Për të hyrë në fuqi, dekreti i Presidentit Thaçi duhet të votohet nga dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i cili pritet të mblidhet sot.

Tashmë është e qartë se LVV do të jetë kundër, ndërsa nuk dihet ende qëndrimi i partnerit të saj, LDK./mediafokus.info