Fillon pastrimi i rrugëve të qytetit në Gjilan

Ashtu siç kishte paralajmëruar dje, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Gjilan, ka filluar sot në orët e paradites larjen e rrugëve të qytetit, si masë preventive kundër virusit korona.

“Sot filluam dezinfektimin e rrugëve në qytetin e Gjilanit. Një falënderim kompanive Zuka dhe Elbau”, ka thënë drejtori Naser Korça.

Përpos masave tjera që ka marrë kryetari Lutfi Haziri, si masë preventive ndaj coronavirusit, është edhe pastrimi i rrugëve të qytetit.

“Për një Gjilan të shëndoshë”, ka shkruar Korça./Mediafokus.info/