A do të ndikojë shuarja e Task-forcës në liberalizimin e vizave, flet Hoti
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se shuarja e Task-forcës antikorrupsion nuk do të ndikojë në ngadalësimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Sipas tij, kjo do të përshpejtojë rrugën drejt heqjes së vizave për Kosovën.
“Se kjo do të ndikojë në çështjen e vizave është spekulim i njerëzve që janë kundër këtyre vendimeve, nuk ka asnjë lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave. Përkundrazi, kanë me qu drejt hapjes së rrugës që të shkojmë më shpejt drejt liberalizimit të vizave”, ka thënë Hoti.

