Covid 19 merr edhe katër jetë tjera në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kane humbur jetën katër pacientë me Covid 19. Ndërkaq, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar 485 mostra dhe 142 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.877,  nga 31.541 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 139 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.069 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.669.

IKSHP vazhdon të bëjë thirrje për zbatimin e rekomandimeve: distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, për të pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

“Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes së virusit në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”, thuhet në apelin e IKSHPK./mediafokus.info