Rizvanolli për KTV-në të premten është shprehur se do të vazhdojnë me subvencionimin e rrymës për kategoritë më të prekura, ndërsa ka thënë se nuk është në dorën e tyre kontrolli i çmimit të energjisë elektrike.

“ZRRE-ja është një rregullator profesional që kalkulon kostot e më pas i referon në faturë. E jona është që t’i ndihmojmë konsumatorët në nevojë. Kemi pritur vendimin e ZRRE-së, si po shpërndahen në tarifat e ndryshme dhe do të marrim një vendim brenda disa ditëve për nivelin e subvencionimit. Do të subvencionohet konsumi i familjeve, por nuk do të subvencionohet konsumi mbi 800 kWh”, ka thënë ajo.

Rizvanolli tutje ka thënë se rritja e çmimit të rrymës nuk ka pse të rrisë çmimet e sektorëve të tjerë, pasi sipas saj, “nuk ka arsye të ndodhë një gjë e tillë”.

Sipas sah, bizneset e paguajnë rrymën më së liri në rajon, ndërsa nuk ka përmendur ndonjë subvencionim për ta