Moti sot në Kosovë, mundësi për vërshime

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon vërshime të reja në Kosovë.

Reshjet të cilat pritet të fillojnë gjatë ditës së shtunë, sipas IHMK-së, fillimisht do të përfshijnë pjesën perëndimore të Kosovës (brezin malor të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatar deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.

Në pjesë të tjera të vendit pritet që sasia e reshjeve të jetë më e vogël.

Megjithatë, IHMK thotë se ky është njoftimi formal për këtë ngjarje dhe se kjo nuk do të thotë se do të ndodhë përmbytja e shpejtë, por ajo është e mundur.