Vdes 28-vjeçarja nga Ferizaj, nuk ia doli me sëmundjen e rëndë

Floriana Musliu, 28-vjeçarja nga Ferizaj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i saj përmes një postimi në Facebook.

Varrimi i saj do të bëhet sot në orën 15:00, në fshatin Sadovinë e Jerlive.

“Te Zotit jemi dhe tek ai do te kthemi. Shok dashamir para pak qastesh ia derzoi shpirtin Zotit Floriana Musliu vajza e Mialim Musliut (vajza e djalit migjes). Varrimi eshte ne fshatin Sadovine e jerlive ne ora 15:00”, ka shkruar ai.