Enver Hasani: Pse duhet të sulmohet Daka, vendimi është i Kushtetueses

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur në Pressing për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mos certifikimin e Albin Kurtit si kandidat për deputet.

Hasani i quan të padrejta sulmet ndaj kryetares së KQZ’së.

“Jam çudit dje, pse duhet të sulmohet Valdete Daka. Kjo është qesharake”, tha Hasani në Pressing.

Por a duhet Albin Kurti të lejohej për të kandiduar për deputet?

“A duhet a s’duhet ka vendosur Gjykata Kushtetuese?’, tha Hasani.

“Nuk mundesh me i krijuar rregullat e lojës, e me i ndërruar rregullat gjatë lojës”, theksoi Hasani.