Ku dhe kur do të shfaqet eklipsi “unaza e zjarrit”

Eklipsi i parë diellor i këtij viti do të jetë i dukshëm në Hemisferën Veriore të enjten (10 qershor) në mëngjes.

Eklipset diellore ndodhin kur hëna lëviz drejtpërdrejt midis diellit dhe Tokës, duke hedhur një hije në planetin tonë dhe duke bllokuar të paktën pak nga drita e diellit.

Eklipsi “unaza e zjarrit” do të shihet më mirë nga banorët e pjesëve të Kanadasë, Grenlandës dhe Rusisë veriore, sipas NASA.

“Nuk do të duket si dielli i rregullt”, tha për Space.com Jackie Faherty, një astrofizikane në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në New York City.