A duhet të hapen shkollat në vjeshtë në gjendje pandemie, ja çka mendon psikologia Vana Jerliu Ramadani
Bota po kalon nëpër një gjendje pandemie, e cila ka prekur të gjitha moshat dhe shtresat njerëzore, përfshirë edhe fëmiijët në shkolla.
Psikologogia e njohur shqiptare në Amerikë, Vana Jerliu Ramadani ka ngritur në kohë të duhur disa pikëpyetje sa i përket rikthimit në shkolla, në shtator, përkatësisht reflektimin e kësaj situate në shëndetin e fëmijëve, shkaku i frikës nga virusi, ose shkaku i ziolimit dhe të tjera.
Me fjalë të tjera, psikologia Jerliu Ramadani ka kërkuar hapjen e një diskutimi gjithëpërfshirës të kësaj problemetaike, para shtatorit.
Ja çka thotë ajo:
A duhet shkollat te hapen ne semestrin e ardhshem-semestrin e Vjeshtes 2020, ku ende jemi ne gjendje pandemike?
A i kemi kushtet per ti mbrojtur femijet neper shkolla nga COVID-19?
A do te jene femijet tane te sigurte nese hapen shkollat ne kete vit?
Nese nuk hapen shkollat ne kete vit, a ka mundesi te kete efekte negative ne shendetin mental te femijeve shkaku i izolimit?
Nese hapen shkollat kete vit, a ka mundesi te kete efekte negative ne shendetin mental te femijeve shkaku i frikes se ekspozimit ne gjendje pandemike?
A jemi duke diskutuar mjaftueshem per efektet negative te mundura tek femijet ne kete gjendje pandemike?

