Me revole e sëpatë hynë në market dhe e grabisin arkën

Një femër ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në market dhe nën kërcënimin e armës dhe sëpatës kanë grabitur arkën, thuhet në njoftimin e policisë.

Magjirtralja Ferizaj-Prishtinë 27.01.2021  18:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur  njëri me një revole dhe njëri me një sëpatë janë futur në market dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë arkën në të cilën dyshohet se kanë qenë 500 euro dhe një sasi të cigareve vlera e të cilave nuk dihet. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet, thuhegt në njoftimin e policisë.