Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person në Prizren

Një person në Prizren është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’ dhe po hetohet nga policia.

Prizren 27.01.2021  02:25.  Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, thuhet në raportin e policisë.