Gjakovarit i hynë hajnat në shtëpi dhe ia vjedhin pushkën

Një person në Gjakovë ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë hyrë në shtëpi dhe ia kanë vjedhur pushkën e gjeutisë.

Gjakovë 27.01.202  16:15.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, i kanë vjedhur  një pushkë gjuetie të tipit Rover-870, për të cilën kishte leje deri me 28.06.2022. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori, thuhet në raportin e policisë.