Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan

Një burrë ka vdekur pas përkeqësimit të gjendjes derisa ishte në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.

Policia tha se është duke e hetuar rastin.

Rr. Vjosa, Gjilan 10.07.2026-22:00. Është raportuar se në Qendrën e Shëndetit Mendor, viktimës mashkull kosovar i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte vdekur. Vdekjen e kishte konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

Ndërkaq, Sinjali bënë të ditur se viktima është R. K. rreth 66-vjeçar.

Sipas informacioneve të Sinjalit, pacienti pasi kishte marrë terapinë e rregullt, kishte pësuar përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore gjatë mbrëmjes dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, kishte ndërruar jetë.