Axha Ali, personazhi i kalldrëmës me sako krahëve e këpucë të vizllueme

Ali Kajtazi është personazhi i radhës i kalldrëmës së Gilanit, i cili mbahet mend si njeri i saktë, elegant, me një zë karakteristik, që mbante sakon krahëve.

Ja si e përshkruan këtë person arkitekti Lulëzim Behxheti, asokohe fëmijë i kalldrëmës.

‘Axha Ali, kojshi i mahalles. Me sabah m’ke ra n’men, se dyqysh mu kujtun sabahet e dimnit n’kallderme, njerzit tu shku n’pun, hala terr, e banesa juv u dok’ke prej baneses ton’. I kshyrsha dritat gjinja kur i dhezshin, ishke nifar momenti sikur orkestra kur e fillon koncertin, krejt dritat u dhezshin ne ritem. E te ju kishke drite heret se esnafat e shehrit jon qu heret, jon bo gati per pun kadaldale, jon levandos e parfimos, e kan pi kafen me zojat e shpis edhe si esnafa jon nis n’pun. Ket rutin sigurisht edhe ti e ke pas se zotni je kon.

E maj n’men o agja Ali kur i thojshe Farkes “bërko” e prom Farka jot m’kallxoj diqka qi m’preku n’shpirt amo edhe m’flladiti n’zemer. M’kallxoj tha, se ti o axha Ali i kishe kallxu se qysh baba jem ish kon shoki ma i besushem qi kishe pas n’jet. Kto t’kallxume na sheherlit i qmojm shum. Kjo nashta shum private, amo po du bre axha Ali m’i kallxu t’rijve se kallderma ka dijt me dasht dosllakijen, m’i besu shoqit pa kushte, m’u dasht pa hile, m’u nimu pa falemnderime. Qet’ tipar t’juvin po du me kallxu, e jo si sene personale.

Ju kem pas thon grupes juv’ “kllapa e kalldermes” se s’ka pas nej e darsem e ku jeni kon shoqnija juv, e ju mos me kall. Shydet u kon me ju kqyr tu vallzu, edhe t’pmimen zotni e keni pas, nifar reni e rregulli i pashkrum u kon.

M’kujtohesh kur e qitshe setren krahve, e veres dilshe me shetit me Badinin e me 3-4 dosta t’juv n’flladin e akshamit, zakonisht masi e flladitke qarshijen ai kamioni jeshilt i komunallnos, e ju vijke bre era blinave.

Ni sen i veqant u kon e qe s’dijsha qysh po mirni vesh ju mes veti. Taman u bojke vakti i qajit kah flladi i akshamit, ja ju vijshit ja t’mit vijshin.

Dikur e mora vesh se ju prej ballkonave me pantomim u mirshit vesh per qaj. Thojsha shoqnija s’ka lazem as me fol me zo se miren vesh edhe tuj shukat.

Axha Ali, t’majm n’men si njeri t’sakt, elegant, pedant, edhe zonin e ke pas karakteristik, sakon krahve, kpuct e vizllume, e mbi gjithash t’majm n’men qe gjat kohes kur je kon drejtor i Prosvetes, shum t’rij i punsojshe edhe ti, se taah henez po dijm mi fiqiru do sene per juve kalldermgjijt e sherit ton. Ju s’kini luftu me pushk, as s’kini majt burgje politike (rrespekt e perkulje per trimat e trimneshat qe e kan psu edhe kshtu) amo ju keni kontribu pa zo, tu punsu e shkollu shiptar, tu nda bursa, banesa e sene t’ngjajshme.

Neve henez tash po na rrapllon m’nyren e juv qysh keni vepru ju per kalldermen e per kombin ton’.

Axha Ali, hina laknave, amo ngo bre agj’ edhe ti. S’po kom qare bre do llafe pa i thon se kupa e hajt, e jo veq une. Na harrun bre kta t’sodit ktejt, thuse ju baballart e ton qe e ndertut ket sheher s’egzistut hiq, ju shlyjten prej historijes, tybe per kto kan faj edhe fmija juv tu mos dijt kujt kokrat me ja qit, po nejse e s’po hij ma fell se bohet lomsh.
Amo s’mujn me ju shly se dever dynja asht, puna juv’ ka me mbet perjetsisht e shkrume n’faqet e shehrit.

Axha Ali, qa po thu me ju kthy edhe njihere kalldermja shehrit, e mu kon nji sheherli n’kry t’venit si zotni, tap qaty e mo kthy plot do sene kah e mara.

Axha Ali, ju persh’nesmin na kalldermgjit, edhe ju falemnderojm per zhvillimin e shehrit ton, per gjurmen qe keni lon, traditen e fisniknin.

Pusho n’Parajs o agja Ali njeri i dashtun i Gilanit’./Mediafokus.info