A duhet të marrin vaksinën personat që e kanë kaluar virusin
Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka thënë se personat që kanë kaluar Covid-19 nuk rekomandohet të bëjnë vaksinën.
Studimet e bërë nga mjekë të huaj kanë treguar se imuniteti natyror zgjat më shumë se vaksina.
Ndër të tjera, ai është shprehur se personat e moshuar që kanë sëmundje dërrmuese nuk janë në gjendje të mbajnë përgjigje imune, atëhere ata duhet të konsiderohen për të bërë vaksinën.
Pra, ai që e ka kaluar, ka më shumë mbrojtje natyrale se ai i vaksinuar. 27-fish ndaj formave të rënda dhe 8-fish më shumë ndaj humbjes së jetës.
Këto janë rezultate shumë të forta dhe janë komentuar edhe në revistën “Science” nga shumë epidemiologë, imunologë me emër të botës.

