A duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar Covid-19?

Një nga pyetjet më të rëndësishme këto ditë është se a duhet të kryejnë vaksinën personat që e kanë kaluar koronavirusin, apo nuk është e nevojshme më?

Përgjigje kësaj pyetjeje i dha në A2 epidemiologu Ilir Alimehmeti.

“Kemi të paktën dy organe të rëndësishme shtetërore, si AIFA  e Italisë dhe instituti Robert Koch i Gjermanisë që rekomandojnë moskryerjen e vaksinës nëse jemi brenda 6 muajve nga kalimi i Covid-19, ndërsa më pas kryerja vetëm e një doze sepse mjafton për të dhënë rikujtesën ndaj virusit, ndërsa doza e dytë nuk është e nevojshme. Ky është rekomandimi nga këto dy institucione të rëndësishme”, tha ai.