A e dini çka janë mes vete Balina dhe Bushati

Balina Bodinaku, opinionistja e “Big Brother VIP” publikon shpesh foto e momente nga puna e nga jeta në rrjetet sociale. Mirëpo fotot me partnerin, gazetarin Andi Bushati, ashtu si dhe intervistat, i ka të rralla.

Së fundmi, në një intervistë për ‘Revistën Bordo’ ajo foli rreth marrëdhënies së tyre. E pyetur se si është Andi Bushati si partner, Balina tha:

“Andi im është i kujdesshëm, është i pranishëm, është me mua në çdo gjë që bëj, e në çdo rast kur kam nevojë për dikë. I jam pafund mirënjohëse Zotit, universit, apo çfarëdo lloj force, apo rrethane që e solli në jetën time. Thënë kjo, ai do ta llet me mua e do më ng acmojë një vit rresht, pasi të lexojë këto që po them për të. Dhe përveç kësaj, duke qenë ai vetë shumë diskret, e i rezervuar për jetën e tij, unë bëj mirë ta mbyll me kaq (Qesh)”,- ka thënë ajo.

Sipas saj kimia, koordinimi, interesat e përbashkët, besimi në të njëjtat parime e bëjnë një marrëdhënie të funksionojë.

“Kimia, koordinimi, interesat e përbashkët, besimi në të njëjtat parime. Po këto janë fjalë shumë të përgjithshme. Në të vërtetë, mendoj se një formulë nuk ka dhe sugjerimet në këtë pikë janë të pavlera. Çdo çift duhet ta gjejë vetë atë që funksionon për të. E nëse nuk e gjen… atëherë nuk funksionon”,- është shprehur Balina Bodinaku.

Opinionistja ka treguar më parë se ata janë njohur në rrethet mediatike, por ajo çfarë i bashkoi ishte një shaka nga ana e Andi Bushatit, që ishte edhe nisja e një romance tanimë disavjeçare.