Shpërthen nga mllefi afaristi gjilanas: Zoti i vraftë këta udhëheqës që e lanë popullin të vuaj

Vdekja në Turqi e të riut nga Gjilani, Ilir Behluli, i cili ndodhej atje për sherim nga leukemia, ka zemëruar afaristin Tefik Ibrahimi, i cili ka shpërthyer me mallkime ndaj atyre që e kanë udhëhequr shtetin për 20 vjet e nuk kanë menduar për shëndetin e popullit.

“Kur ky filiz, po edhe shume te tjere kane vdek per shkak se kete vend qe 20 vjet e kane udheheq ata qe e kane dasht veq per ta vjedhe e plaçkit me pameshirshem se cdo armik!

Zoti i Madh i vrafte dhe ne familjet e tyre lutem te ju ndodhin gjitha ato te keqia qe e kane be kete popull te vuaj!
Pa dyshim”, ka shkruar Tefik Ibrahimi, pranë një postimi për vdekjen e Ilirit, vdekje kjo që ka shkaktuar dhembje të madhe në Gjilan e Kosovë.

Ilir Behluli ishte nisur për shërim jashtë vendit, pasi Fondacioni Firdeus i hoxhës nga Shqipëria, Elvis Naci, kishte siguruar 130 mijë euro nga njerëzit e vullnetit të mirë, por nuk arriti të kthehet i gjallë nga atje.