A ekziston një “dietë miqësore” për ekzemën?
Dr Anila Kalleshi – dietologe klinike
Ekzema është një gjendje inflamatore e lëkurës. Gjithashtu e njohur si dermatitis atopik, mund të shkaktoje iritim të lëkurës, shenja dhe puçrra.
Ekzema është më e zakonshme te fëmijët nën moshën 2 vjeç, por gjithashtu mund të prekë fëmijët me të rritur dhe të rriturit.
Faktorët trashëgues dhe mjedisorë mund të luajnë një rol në zhvillimin e sëmundjes, por shkaku nuk është i qartë.
Studimet sugjerojnë që një bebe ka më pak gjasa të preket nga ekzema, nëse nëna ka marrë probiotikë dhe ka shmangur konsumin e qumështit të lopës gjatë shtatzënisë.
Të porsalindurit që ushqehen me qumësht gjiri gjatë tre muajve të parë kanë më pak gjasa të preken nga ekzema.
Shumë njerëz të cilët kanë ekzemë, janë të diagnostikuar gjithashtu me alergji ushqimore.
Megjithatë çdokush është i ndryshëm dhe zbulimi i nevojave tuaja personale ushqimore është e rëndësishme për të minimizuar problemet me alergjinë dhe ekzemën.
Jo çokush mund të ketë probleme me këto ushqime, por alergjitë më të zakonshme me ekzemën përfshijnë: qumësht lope, vezë, produktet e sojës, gluten, arra, peshk.
Të konsumuarit e ushqimeve të caktuara nuk shkakton ekzemë, por mund të përkeqësojë simptomat nëse jeni prekur nga kjo gjendje.
Të mbani një dietë miqësore me ekzemën, është çelësi për një menaxhim te suksesshëm.
Jo të gjithë do të keni të njëjtat reagime nga ushqime të njëjta.
A ka ushqime të caktuara që duhet të hani?
Të konsumuarit e ushqimeve anti-inflamatore mund të ndihmojë në lehtësimin ose reduktimin e simptomave të ekzemës. Kjo mund të përfshijë: peshk yndyror.
Ju mund të jeni të aftë të reduktoni simptomat tuaja, duke ngrënë peshk yndyror, si salmoni etj. Vaji i peshkut përmban nivele të larta të acideve yndyrore omega-3, të cilat janë anti-inflamatore.
Me rekomandimin e mjekut mund të merrni suplemente omega-3, në përgjithësi rekomandohet rreth 250 mg çdo ditë, sidomos nga ushqimet.
Ushqimet që përmbajnë quercetine
Quercetina është një flavonoid me bazë bimore. Është një antioksidant i fuqishëm dhe anti-histamine. Kjo do të thotë që mund të reduktojë inflamacionin si dhe nivelet e histamines në trupin tuaj!
Ushqimet e pasura me quercetine përfshijnë: mollë, boronicë, qershi, brokol, spinaq, kale.
Ushqimet që përmbajnë probiotikë
Ushqimet që përmbajnë probiotikë, si jogurti, përmbajnë kultura të gjalla që mbështesin një sistem imunitar të fortë. Kjo ju ndihmon të reduktoni reaksionet alergjike.
Ushqimet e pasura me probiotikë përfshijnë: supe miso, ushqime të fermentuara si turshitë, djathërat e bute, si Guda, zefir, tempeh
Ushqimet që mund të konsumoni varen nga alergjitë në të cilat jeni diagnostikuar.
Ushqime që konsiderohen miqësore me ekzemën, mund të nxisin simptoma te ato që janë alergjike ndaj atyre.
A ka ndonjë ushqim që duhet të limitoni ose të shmangni?
Ajo çfarë hani mund të mos shkaktojë në mënyrë direkte ekzemë, por mund të përkeqësojë simptomat. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse jeni alergjik ndaj një ushqimi.
Alergjitë ushqimore më të zakonshme përfshijnë: ushqimet e bulmetit, vezët, sojë, arra
Ushqimet që përmbajnë konservues dhe përbërës artificialë mund të përkeqësojnë simptomat. Kjo përfshin ushqime të pasura me yndyra trans, si margarinë, ushqime të përpunuara dhe fast food.
Ushqimet e pasura me sheqer mund te nxisin simptomat e ekzemes. Sheqeri shkakton nivelet e insulines te rriten, te cilat rezultojne ne inflamacion.
Produktet me përmbajtje të lartë sheqeri përfshijnë: tortat, disa lloje kafesh, pije të gazuara, fast food-et
A ka një dietë specifike që mund të ndiqni?
Nuk ka një dietë që i përshtatet të gjithëve, por të konsumoni një dietë të pasur me antioksidantë, mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave.
Diete mesdhetare
Kjo diete fokusohet në konsumin e: frutave, perimeve, peshkut, yndyrave të shëndetshme, si vaji i ullirit.
Gjithashtu përfshin verën e kuqe, e cila përmban quercetine. Ëmbëlsirat me sheqer dhe mishi i kuq mund të konsumohen në sasi të vogla ose aspak në këtë dietë.
Dieta anti-inflamatore
Ky plan ushqimor fokusohet në eliminimin e ushqimeve që rrisin inflamacionin dhe të konsumoni më shumë ushqime të pasura në fibra. Fokusohet në: fruta, perime, drithëra të plota, yndyra të shëndetshme, si vaji i ullirit, peshku, të pasur me acide yndyrore omega-3./mediafokus.info

