Asnjë i vdekur nga Covid gjatë 24 orëve të fundit

24 orëshi i fundit mund të konsiderohet periudha më e lehtë sa i përket gjendjes së pandemisë, meqë nuk ka pasur asnjë të vdekur, ndërkohë që janë kryer numër rekord i testimeve. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.031 testime dhe nga këto monstra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, a njoftuar ministri Arend Zekaj.

‘Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19’, ka thënë Zemaj.