A janë të njëjta ‘Përrnajat’ e Stançiqit dhe ‘Teshat e verdha’ të Seferëve
Këtë lloj peme të egër nuk e gjen gjithandej. Andaj pak edhe dihet për të. Si trupa nuk bien edhe aq në sy, sepse janë të rralla, por si fruta, kur marrin ngjyrë, ska më të bukura për sy. Për shije s`i ka provuar kush. As Sabit Rrustemi, jo.
Edhe pse është kurreshtar i madh për të zbuluar fshehtësitë e natyrës, pak ka arritur të mësojë për këtë lloj peme të egër. E di se të njëjtat gjenden në Stançiq dhe te Seferët, por njihen me emra të ndryshëm.
‘Janë të blerta dimër e verë, madje edhe me fruta që tek tashti janë pjekë por s’di a hahen…Askush nuk thotë nëse i ka provuar ndonjëherë për ndonjë gjë.
N’Sefer u thonë “tesha të verdha”, kurse n’Stançiq – “përrnaja”…
N’Ahen të Gjermanisë ishin gati 100 vjeçare.
Halore gjithsesi…po ma shumë për to s’di… a t’bukra për sy, për Zotin, po….’, thotë Rrustemi.


