Neurologu shqiptar në gjendje të rëndë pas infektimit me COVID-19, dërgohet në Itali për shërim

Neurologu i njohur në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi, është transportuar në një spital në Itali dhe gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjekët italianë i kanë dhënë shpresë për kurimin e tij nëse i sigurohet shtrimi dhe trajtimi në spital për disa javë.

Drini Dobi është mjek neurolog në QSUT prej më tepër se dy dekadash. Prej dy vitesh ai drejton Shërbimin Neurovaskular aty.

Ai ka rezultuar pozitivë me COVID-19 më 22 nëntor dhe me kalimin e kohës gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Familjarë dhe të njohur të mjekut janë bashkuar për të siguruar mbështetje financiare për kurimin që mund t’i shpëtoj jetën, transmetojne mediat shqiptare.

Ata kanë hapur një llogari me të dhënat në vijim, ku gjithkush mund të kontribuojë për shpëtimin e jetës së mjekut:

Emri i Përfituesit: Florida Dobi

Numri i Llogarisë: 00000512292

IBAN: AL74 2121 1401 0000 0000 0051 2292

Emri i Bankës: CREDINS BANK

Swift: CDISALTR