Gruaja rrëfen vetëvrasjen e bashkëshortit, doja që të vdiste në krahët e mi

Një 43-vjeçare ka rrëfyer mes lotëve vetëvrasjen e bashkëshortit të saj, i cili vuante nga problemet mendore.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, gruaja tregon sakrificën që nga momenti që ka pranuar të martohet me një person me problemet mendore.

Gruaja rrëfen mes lotëve se më shumë ka kaluar jetën pa bukë sesa me bukë, pasi bashkëshorti i saj nuk ishte i aftë për të punuar.

“Jo nuk u lodha, por në fund u dorëzova. U dorëzova, sepse doja që të bëntë vdekjen në krahët e mi. Unë e kam mbajtur në shpinë. Dilja e kërkoja me çunat, sepse e zinte gjumi në mal”, tha 43-vjeçarja.

Ajo tregon se është martuar në moshën 21-vjeçare me shkuesi dhe fillimisht nuk e kishte kuptuar që bashkëshorti i saj ishte i sëmurë.

“Jam rritur jetime, vëllezërit i kisha në kurbet. Jemi rritur me sakrificë, punë dhe nder. Më shumë pa bukë sesa me bukë. E mora me shkuesi! E kisha pas dashur, ai më tha që po të ikësh ti, unë do të vras veten. Nuk e lija dot”, tha gruaja.