A ka më mjerim se kaq?
Izmi Zeka
A ka më mjerim se kur flasin ata që edhe para luftës edhe pas luftës deri më sot nuk kanë bërë asgjë dhe flasin gjithçka?
A ka më mjerim se disa njerëz dhe parti nuk kanë bërë asgjë as pas luftës në ngritjen e institucioneve, si qendrore dhe lokale e shajnë pa ndalur?
A ka më mjerim se kur tani ky shtet me gjithë dobësitë në zhvillimin ekonomik, gjithë qytetarëve iu ka krijuar mundësinë e lirisë, zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të tyre intelektuale e disa pinjollë të luftës politike den baba den ishin kundër vlerave kombëtare, duke ra ndesh me realitetin dhe idealin e shtetit?
A ka më mjerim se ky shtet pas 20 viteve i ngritur me mund e sakrifica ku tani është në nivelin e zhvillimit dhe kapaciteteve institucionale, siç është Ballkani perëndimor e disa që as këmbën se kanë lëvizur dhe shajnë tërë ditën?
A ka më mjerim se të gjitha të arriturat në këto 20 vite shtetësi, krijim i një shteti të ri që Kosova dhe Shqiptarët se kishin kurrë e sot dalin disa duke sharë që asnjëherë nuk bënë asgjë për këtë shtet?
A ka më mjerim se njerëzit që e kanë dëmtuar tradicionalisht idenë e shtetit, sot dalin dhe shkruajnë gjithçka për shtetin e tyre të ngritur me gjakun e mijëra qytetarëve të Kosovës?
A ka më mjerim se njerëzit e sistemit të kaluar apo familjet që i kanë shërbyer UDB-së, sot e ngrisin zërin dhe e shajnë shtetin e Kosovës?
Turp për gjithë ata që lejojnë njerëz të ngritën në institucione dhe parti politike që, për një shekull e kanë dëmtuar dhe gjymtuar shqiptarinë.
Kosova ka nevojë për dije. por jo edhe për njerëz të dyshimtë nëpër institucione. Askush më nuk mund të fshihet pas figurave të mëdha, as familjes, por as edhe të kaluarës së tij.
………………………………..
(Autori është anëtar i KD të PDK-së)

