A ka shoqëri civile që e ngritë zërin për Autostradën e Gjilanit?
Nga: Izmi Zeka
Ne jemi vërtet shoqëri që durojmë shumë. Me parat tona respektivisht të taksapaguesve e të cilat duhet të kthehen në mirëqenie të qytetarëve, ato mbeten në kontot e qeverisë dhe komunës e asesi të përfundojnë projektet jetike siç është Autostrada për Gjilanin.
Autostrada për Gjilanin ka mbetur në mëshirën e Zotit. Asnjë zë nga institucionet e Gjilanit e mos të flasim për Qeverinë e Kosovës.
Po të ishte në vendet e perëndimit vetë qytetarët nuk do të lejonin këtë zvarritje dhe këtë lojë që e bëjnë institucionet në dëme të qytetarëve. Gjitha afatet për mbarimin e kësaj autostrade janë tejkaluar dhe askush nuk merret me të dhe nuk jep llogari.
Ky është turpi institucional që i ndëshkon qytetarët e Gjilanit.
(Autori ka qenë zëvendësministër i Punëve të Brendshme për disa mandate)

