“A pe sheh” – Fero rikthehet në muzikë
Pas një periudhe të gjatë pauze, reperi i njohur shqiptar Feronit Shabani (Fero) është rikthyer në skenë me këngën “A pe sheh”.
“A pe sheh” është një projekt me mesazhe personale që i drejtohen ish-partneres së tij, modeles Arbenita Ismajlit dhe avokates së saj.
Kënga përbën jo vetëm një rikthim muzikor, por edhe një shprehje të hapur të ndjenjave dhe realitetit të tij personal, veçanërisht lidhur me procesin ligjor për kujdestarinë e vajzës.
Në këtë këngë, ai i drejtohet ish-bashkëshortes e po ashtu avokates, duke pohuar se nuk e ka parë vajzën që tetë muaj.
Ky rikthim vjen pas një pauze nga muzika, gjatë së cilës artisti ishte tërhequr për t’iu përkushtuar besimit islam, një vendim që ai e kishte bërë të ditur në rrjetet sociale.
Në një intervistë për Kanal 10, ai deklaroi se arsyeja e rikthimit të tij në muzikë ishte vajza.

