Reagon Gold AG: More i paftyrë, me pagu me ta vra gruan ky është kulmi i kulmit
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës si të dyshuar për vrasjen e Liridonës. Në mesin e të arrestuarve është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka paguar për ta vrarë gruan tij.
Lidhur me rastin, ka reaguar edhe reperi Gold Ag, i cili ka thënë se ky është ‘kulmi i kulmit’.
Reperi e ka quajtur Murselin të paftyrë.
“E more i paftyrë. Ndodh njeri prej budallakut me rreh gruan, ndodh edhe me vra, por me pagu me ta vra gruan ky është kulmi i kulmit”, shkroi ai.
Gold Ag njihet si familjar e patriot i madh.