A po zhduket virusi, sot asnjë i vdekur
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2.120 mostra dhe vetëm 23 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2.
Numri total i rasteve pozitive është 107.405 dhe 2.243 të vdekur.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 102.782, kurse raste aktive janë 2.380.
Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë 6 raste, Prishtinë 5, Pejë 2, Vushtrri 2 raste dhe nga një rast – Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjilan, Junik, Obiliq, Podujevë, Prizren dhe Shtime.


 
 
 
						 
						