Hamza: Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike s’e përkrahë sektorin privat
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së në Kuvendin e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë sot se se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i propozuar nga Qeveria e Kosovës, nuk është i duhuri dhe se i njëjti nuk e përkrahë sektorin privat, transmeton Medifokus.info.
Ai theksoi se Kosova është në një situatë të rëndë ekonomike si pasojë e pandemisë dhe mosveprimit të duhur nga ana e institucioneve.
“Ne propozojmë që të ulemi bashkërisht, që ta bëjmë një ligj të mirëfilltë të jenë të kyçur edhe Asociacioni i bizneseve, Oda Ekonomike, Oda Amerikane, Aleancën Kosovare të Biznesit, duke përfshirë edhe partitë tjera politike dhe ta bëjmë një ligj të mirë dhe të qëndrueshëm i cili përkrah sektorin privat dhe kategoritë tjera”, ka deklaruar Hamza, në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës./Mediafokus.info/