Drita eliminohet nga Liga e Europës

Drita është përshëndetur nga Liga e Europës, pasi në rrethin e tretë është mposhtur në Poloni nga Legia Varshava me rezultat 0-2, transmeton Mediafokus.info.

Ani pse në këtë ndeshje u pa vetëm një ekip në fushë, skuadra nga Gjilani mund të krenohet që ka arritur suksesin më të madh në histori të futbollit kosovar, pasi asnjë klub deri më tani nuk ka arritur në rrethin e tretë.

Diruta ka mundur ta ngushtojë rezultatin kur Festim Alidemaj ishte ballë për ballë me portierin e Legias, por nuk e konkretizoi këtë rast të artë./Mediafokus.info/