Ja sa kosovarë vdiqën nga COVID-19 në dy javët e para të shkurtit

COVID-19 ka marrë jetën e 46 kosovarëve në dy javët e para të shkurtit, sipas përllogaritjeve të rasteve të përditshme të vdekjeve nga Covid-19.

Sipas IKSHPK’së, vetëm përgjatë të premtes kanë ndërruar jetë gjashtë persona.

E premtja e kësaj jave shënohet si dita me më së shumti vdekje të ndërlidhura me Covid-19.

Ndërkaq, të shtunën e kësaj jave janë shënuar 4 vdekjeve, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç)”, thuhet në raportin e përditshëm të Institutit.