A u arrit marrëveshja Kurti-Mustafa?

Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk kanë arritur as sonte marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ndonëse takimi zgjati më shumë se tri orë – i njëjti përfundoi pa ndonjë rezultat pozitiv.

Kurti dhe Mustafa janë marrë vesh që të takohen edhe nesër, shkruan Insajderi.

“Takimi ka përfunduar, e vetmja gjë që e di është se të dy liderët janë dakorduar që takimin ta vazhdojnë edhe nesër. Për orën e saktë, nuk jam i informuar”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.