Gjilani transferon malazezin Darko Nikač

SC Gjilani ka arritur t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit nga Mali i Zi, Darko Nikač.

Futbollisti i lindur në Podgoricë, në skuadrën e Gjilanit vije nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku pjesën e parë kampionale të këtij edicioni kishte përfaqësuar ekipin nga bregdeti shqiptar, atë të Teutës nga Durrësi, ka njoftuar klubi, raporton Mediafokus.info.

29 vjeçari, karrierën e kishte nisur në ekipin e Buduqnostit nga Podgorica, nga ku e kishte vazhduar atë nëpër disa ekipe tjera malazeze dhe jashtë vendlindjes së tij, si në Hungari, Uzbekistan dhe Indi.

Sulmuesi i gjatë 1.85 metra luan me dy këmbët, e gjithashtu veçohet edhe me lojën në ajër. Pozita e tij e preferuar është si sulmues i qendrës.

Nikač, gjithashtu ka paraqitje për kombëtaren malazeze, ku ai ishte ftuar në tre takime të përfaqësues së vendlindjes së tij.

Nikač bëhet futbollisti i dytë i ardhur në këtë afat kalimtar të janarit pas Sebino Plakut, i cili u bashkua me skuadrën e Gjilanit dy ditë më parë./MediaFokus/