A u vra Faton Hajrizi për një polic serb, apo vrasja e tij është hakmarrje për ushtarin rus
A ishte gjithçka një skenar, apo Faton Hajziri u vra vërtet për një polic serb? Ka shumë gjasa që Faton Hajrizi të jetë joshur për të hyrë në Serbi, si tereni më i përshtatshëm, për t`iu hakmarrë atij për ushtarin rus, të vrarë në Kosovë, menjëherë pas luftës.
Dihet se shtetet e mëdha nuk i falin vrasjet e ushtarëve të tyre, asnjëherë.
Fatoni nuk ka mundur të vritej më herët nga agjenturat ruse-serbe pasi që ishte në burg, megjithëse vetë ai ka deklaruar publikisht se disa herë ka qenë i rrezikuar edhe aty.
I vetmi ai prej shqiptarëve, në kohën e UNMIK-ut, ishte lënë në burgun e Mitrovicës, me serbë.
Indikacionet çojnë në këtë drejtim. Faton Hajrizi u josh të udhëtonte nëpër Serbi, pikërisht për këtë qëllim dhe në momentin kur në Kosovë po kërkohej si person i arratisur.
Dihet se edhe para faktorit ndërkombëtar më lehtë mund të arsyetohet vrasja e një të arratisuri nga burgu, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet kapja e tij, se sa e një personi të lirë.
Nuk duhet injoruar tërësisht as deklaratat e ministres Haxhiu se Serbia ka gisht në këto arratisje.
Serbia zgjodhi për ta vrarë Fatonin pikërisht në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes për litiumin, duke përmbushur kështu edhe një obligim ndaj ‘vëllait të madh’, për t`i shpëtuar qortimit të tij për marrëveshjen me BE-në.
Pse Fatoni nuk udhëtoi një ditë më herët, ose një ditë më vonë. Me sa ka mundur të kuptohej nga paraqitjet e tij në rrjetet sociale, ai ndodhej në territorin serb prej disa ditësh.
As kjo nuk është rastësi.
Serbia e sakrifikoi një polic për të krijuar alibinë për vrasjen e Fatonit. Do të rrezikonte edhe më shumë vetëm e vetëm që hakmarrja për ushtarin rus të realizohej. Kjo mund t`i jetë dhënë asaj si detyrë.
Çmimi për kokën e Fatonit mund të ketë qenë i lartë./Mediafokus.info

