Bizneset e reja po vuajnë për fuqi punëtore, shkaku i bizneseve të vjetra
Viteve të fundit e sidomos këtë vit, shohim një numër më të madh të kërkesës për fuqi punëtore.
Kjo rritje e ndjeshme për punëtorë ka ardhur si rezultat i largimit të të rinjve por edhe profesionistëve të shumë fushave.
Ky largim masiv i fuqisë punëtore nuk ka qenë vetëm si përgjigje ndaj njërës apo tjetrës arsye, kjo mundësi e dhënë nga vendet perëndimore i ka shtyrë këtë kategori të qytetarëve të mendojnë seriozisht për të ardhmen e tyre.
Në anën tjetër kësaj kategorie kaq thelbësore për vendin, e ka ndihmuar në kuptimin negativ edhe shumë prej bizneseve të cilat kanë shkuar deri në masën më çnjerëzore të trajtimit, duke vënë theksin në pagat dhe organizimin e orarit të punës, e në anën tjetër shteti i përgjumur me inspektorët e saj, që një pjesë e madhe mund të themi se as që e kanë kuptuar rolin dhe rëndësinë e tyre në shtetndërtim, e kanë lejuar të ndodhë kjo, e për pasojë tani vendi po pëson goditje që vështirë do të jetë e riparueshme.
Por, qështja e neglizhimit të punës nga Institucionet relevante dhe në anën tjetër keqmenaxhimi dhe trajtimi joadekuat i fuqisë punëtore i ka ndjekur për së keqi bizneset që kanë filluar së fundmi apo edhe që po planifikojnë të fillojnë.
Vërtet kjo mllefosje e të rinjve zë vend, por asnjëherë nuk duhet futur të gjithë në një thes.
Bizneset që kanë vizion dhe janë në trendin e zhvillimeve shohim se ofrojnë ofertë të mirë përballë përgjigjes negative që marrin nga profesionistët, që akoma po vazhdojnë t’i konsiderojnë të gjithë njësoj, e që realisht nuk është ashtu.
Këto biznese që po ofrojnë kushte të mira janë alternativë shumë e mirë për formimin e një përgjigje ndaj ikjes masive.
Zgjidhja e vetme që biznesi të jetë konkurues me zhvillimet ekonomike në vend dhe rajon, është të respektojë dinjitetin e tyre, të respektojnë statusin e tyre sipas ligjit, të japin pagat konkurruese, të respektojnë të drejtën e tyre për kohë të lirë, të mos njolloset dinjiteti i tyre, të jenë bashkëpunues me ta në çdo aspekt dhe sigurisht se rezultati nuk do të mungojë.
Ikjes askush nuk i gëzohet përveç atyre që e kanë në agjendë. Bizneset e reja po vuajnë për fuqi punëtore, shkaku i bizneseve të vjetra
Prandaj thirrjes që vendi të mos boshatiset vetëm se trajtimi i disa prej bizneseve ska qenë adekuat i bashkohen të gjithë.
Refuzoni bizneset që kanë trajtuar fuqinë punëtore në mënyrë të padenje, por asnjëherë mos u jepni përgjigje negative bizneseve që ofrojnë mundësi dhe pagat janë konkurruese.
Autor: Msc Skender Berisha