AAK heq dorë nga përjashtimi i Albena Reshitajt: Të menduarit ndryshe është vlerë
Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Suharekë ka diskutuar sot lidhur me vendimin e deputetes Albena Reshitaj, e cila doli kundër vendimit të partisë dhe mori pjesë në procesin e votimit për presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Sipas Bali Muharremajt, Reshitaj do të vazhdojë kontributin në partinë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
“Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, tha Muharremaj.
“Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”, shtoi ai.
Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veqanarisht rreth qëndrimeve të deputetes znj. Albena Reshitaj.
Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancen për Ardhmerinë e Kosovës.
Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve.
Bali Muharremaj

